×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka reagon pas kritikave të Veselit: Mirë që më paska kritiku…

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 11:28

    Ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një debat me struktura të degës së Prizrenit, ka folur edhe për qeverisjen lokale, duke kritikuar pushtetin aktual në këtë komunë.


    Në këtë kontekst Veseli ka lavdëruar ish-qeverisjen e PDK-së duke thënë se sipas ritmit punues, po del se më i moshuar është Haskuka sesa Ramadan Muja.

    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar sot, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili ka thënë se më mirë që nuk është lavdëruar nga Veseli, sepse në momentin që të lavdëron Veseli duhet ditur që ke bërë diçka keq, shkruan Reporteri.net.

    Haskuka tutje ka publikuar disa mesazhe të qytetarëve të cilët i kanë ofruar përkrahje, duke shtuar se përkundër pengesave nga institucionet që bllokojnë punën, kur e ke mbështetjen e qytetarëve çdo gjë është e mundur.

    “Kadri Veseli më paska kritiku, mirë që më paska kritiku, se me bo me më lavdëru kisha mendu çka paskam bo keq?

    Përndryshe përnjëmend është e lodhshme me u marr me institucione që të bllokojnë punën e mundohen me e ndal zhvillimin, por kur I sheh reagimet e qytetarëve kundër këtyre hajnave, të kalon lodhja e vazhdon përpjekjen.

    Faleminderit, bashkë do ta bëjmë, nuk bon ndryshe”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!