×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka tregon nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të Prizrenit

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 8:42

    Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, është shprehur i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të kësaj komune, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të vitit.


    Në “Interaktiv” ka thënë se konkurrenca është e shëndetshme për demokracinë, duke iu referuar shpalljes së kandidaturës së Drita Millakut nga e njëjta parti – Vetëvendosjes.

    Për vete ka thënë se ende s’ka vendosur, ndërsa ka shtuar se ka besim që nëse synon garimin do të marrë përkrahjen e partisë.

    “Në aspektin e votimit të kandidatit, janë procedura. Shumë njerëz kanë aspirata. Mendoj se është e shëndoshë të ketë secili aspirata. Mendoj se do të kem përkrahjen”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!