×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli ia arsyeton gabimet Gërvallës: Flamuri i Andorrës me të Moldavisë u ndërruan se janë afër

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 23:45

    Deputeti i Kuvendit, Haxhi Avdyli ka folur për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla Shwarz.

    Avdyli tha se “lufta kundër Donika Gërvallës” – siç e quan ai, tenton për ta tronditur koalicionin.

    Tutje, Avdyli tha se Gërvalla është duke e kryer punën e saj si ministre me shumë sukses.

    “Lufta më e madhe për me e trondit këtë koalicion, ka qenë lufta kundër Donika Gërvallës”, ka thënë Avdyli në DPT te Fidani në T7.

    “… për herë të parë krejt mediat raportuan ‘jo e gaboi një ë’, ‘jo u gabua flamuri i Andorrës me të Moldavisë se u ndërrua se ato janë të afërta’… do far twittera… sa që e bënë sikur kjo ministri është e dështuar”, është shprehur Avdyli.

    “Donika është duke e kryer një detyrë me shumë sukses”, shtoi Avdyli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!