Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje të reja në një periudhë prej 40 ditësh.
Sipas Avdylit i cili vazhdimisht po kritikon LDK-në dhe liderin e saj, ndryshimi do të vijë me ardhjen në pushtet të Vjosa Osmanit.
“Ska më më linqime poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.