Deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se ‘partia’ e re e Vjosa Osmanit, më përpara do të dalin nga politika se sa të hyjë në Vetëvendosje.
“Shkuarja në VV’në nuk është opsion, më përpara dalim nga politika. Iniciativa qytetare që mund të dalë në zgjedhje vet dhe iniciativa që mund të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në – këto dyja janë opsionet e vetme”, është shprehur Avdyli.
Tutje, ai tha se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë që presidenti i takon PDK’së, edhe pse këtë gjë s’e thonë as vet PDK’ja.
“Kryetari i LDK’së çdo ditë thotë se presidenti i takon PDK’së. Këtë gjë s’e thotë as vet PDK’ja”, thotë Avdyli.
“Ndërkohë, PDK’ja çdo ditë e kritikon qeverinë e tij duke e etiketuar me lloj-lloj emrash. Kemi dëgjuar kanddiat për president. Por, të thuhet presidenti i takon PDK’së, këtë e bën vec kryetari i LDK’së”, shtoi Avdyli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.