×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdylit i vjen dita të tallet: Më vjen keq për PSD-në që ishin arrestuar krejt partia, 4 persona

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 8:05

    Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka ironizuar me numrin e anëtarëve të PSD’së.


    Këtë e ka bërë teksa ka komentuar aksionin e tyre simbolik në objektin e Kuvendit të Kosovës, tek emisioni ‘dPt te Fidani’ në T7.

    “Më vjen keq për PSD’në që janë arrestuar krejt partia, 4 persona”, ka thënë ai.

    Tutje, Avdyli ka thënë se ata po tentojnë ta kopjojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk po ia dalin.

    “Ata po mundohen me e imitu Albin Kurtin, por nuk po i bijnë ato tesha. PSD po mundohet me e imitu një Vetëvendosje të kalume, por nuk po i bijnë këto tesha. Ata janë duke u mundu me mbijetu, por i ka kuptu populli, kur u ndajtën”, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!