Prokuroria në Prishtinë ka lëshuar mbrëmë vonë urdhërarrest për anëtarin e Nismës, Haxhi Hotin.
Hoti po ndiqet për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Ai mbrëmë nuk është gjetur në shtëpi për thirrjen e tij për vrasje të liderit të VV-së ose largimin nga Kosova.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik.
Ndaj këtij kërcënimi është distancuar partia e tij, Nisma Socialdemokrate, ndërsa Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal në polici
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.