×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale, Januzi e Bahtijari me nga dy vite

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 15:49

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burgim nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë. Ndwrsa dy tw akuzuarit e tjerw Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari  me nga dy vite. 

    “Sot trupi gjykues në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shaka miratoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur midis Zyrë së Prokurorit të Specializuar dhe tret ë akuzuarve n këtë çështje, ku ata pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale, konkretisht dy nga tre akuzat e konfirmuara kundër tyre nga Gjykatësi  Procedurës Penale. Akuzën e tretë, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, ZPS-ja e tërhoqi me 17 dhjetor 2024, në kuadër të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë. Secili preh të akuzuarve e pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi. Konkretisht, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari- me udhëzim të Haxhi Shalës- kontaktuan personin në shtëpinë e tij, përkatësisht më 5 dhe 12 prill 2023.”, ka njoftuar ZPS.

    Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë pajtuar që si zhdëmtim për viktimën 1 të paguajnë 500 euro.

    Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!