Që nga largimi i Haxhi Shalës nga NISMA, kësaj të fundit po vazhdojnë t’i ikin njerëzit.
E në gjithë këtë po “përforcohet” AAK-ja e Ramush Haradinajt, ku edhe do ta vazhdojë aktivitetin politik Haxhi Shala, shkruan Reporteri.net.
Ky i fundit po e thyen ish-partinë e tij edhe në Prizren, pasi kryetari i nëndegës së NISMA-s në Korishë, Benik Bobaj, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se gjithmonë do të rreshtohet kah Shala.
Postimi i Bobajt në Facebook pa ndërhyrje:
Gjithmonë veq me qet burrë ka me kon, ka shkon ky NA… mas tij…
E sa për dorheqje ska nevojë me folë…prej krejt pozitave politike jap dorheqje si kryetarë i nëndegës së NISMËS..fsh..Korishë dhe anëtarë i kryesisë në Prizren..
Ju prift e mbara ata që mirren me politikë…
Suksese..
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3810982395592865&set=a.100869289937546&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.