NISMA Socialdemokrate po vazhdon të dobësohet pasi ju largua Haxhi Shala ish-shef i grupit parlamentar në AAK.
Disa zyrtarë nga degë të ndryshme të NISMA-s po e braktisin këtë parti për tu bashkuar me Shalën në AAK, shkruan Reporteri.net.
Dje në Skenderaj dha dorëheqje nga Kryesia e Degës së Nisma të Kryetarit të Nëndegës së NISMA-s në Marinë, Faruk Hoti, ku edhe u shua kjo nëndegë.
Ndërsa, sot vjen edhe një dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate.
Bëhet fjalë për nënkryetarin e degës së Veternikut në Lagjen e Spitalit, Jakup Ismaili.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Të dashur familjar,miq,koleg dhe ju aktivist të Nismes social demokrate që deri tash kemi rrugetuar bashk,nga sot mbaron aktiviteti imë në ketë subjekt politik.
Sot jap doreheqje nga kryetari i nendeges së Veternikut,L.Spitalit.
I ftoj të gjithë perkrahesit e nendeges dhe perkrahesit tjerë të më bashkohen në Aleancen për Ardhmerinë e Kosoves(AAK)
Rrugetimin timë do ta vashdojë së bashku me z.Haxhi Shala, gjeneralin e fjales”, shkruan Ismaili.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2471861553111028&set=a.1540846942879165&type=3
/Reporteri.net/.