Kryeministri Avdullah Hoti, sot tha se nuk e ka ditur për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull.
Por këtë po e mohon deputeti Shala, i cili thotë se nuk ka mundësi të ndodhë kjo.
“Në fatkeqësinë e vendit po del që në këtë vend të mos funksionojnë institucionet. Nuk ka mundësi që Hoti të mos e dinte për emërimin e djalit im në Pragë. Vetë nënshkrimi i tij duhet që të emërohet. Edhe presidenti e kthen tek ai për nënshkrim. Për fat të keq nuk po funksionojmë si shtet. Kryeministri e ka nënshkruar pasi kështu shkon zinxhiri i vendimmarrjes. Por mirë që ndodhi kjo fatkeqësi që të shihet se nuk po funksionojmë si shtet”, tha ai.
Shala tha se djali i tij Flakroni është mirë po shkollohet në Pragë dhe po vazhdon me doktoraturën.
Shala ka kritikuar ashpër edhe kryekuvendaren Vjosa Osmani e cila e shfuqizoj vendimin për e emërimin e djalit të tij, duke ia përmendur edhe emërimin e burrit të saj në diplomaci.
“E dijmë që është gradu burri i saj, nuk është mirë me shit moral”, tha Shala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.