×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Shala: Jam ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për vrasje

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 23:55

    Deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së Haxhi Shala ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për vrasje.


    Shala në Edicionin Special ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm. Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.

    “Kam qenë i ftuar si dyshuar për vrasje. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën e mbrojtjes në heshtje”.

    Shala javën e kaluar është intervistuar nga Gjykata Speciale.
    Më 24 gusht, Shala kishte njoftuar se është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.

    Gjykata Speciale ka intensifikuar punën javët e fundit. Pos intervistimeve, ajo tashmë ka nisur me seanca dhe ngritjen e aktakuzave. I pari ndaj të cilit u konfirmua aktakuza për krime lufte ishte Salih Mustafa. Pos tij, në seanca janë paraqitur edhe krerë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj për “pengim të drejtësisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!