Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se intervistimi i tij tashmë ka përfunduar dhe Shala është mbrojtur në heshtje.
Shala është ftuar në cilësinë e të dyshuarit më 24 gusht të këtij viti.
Ai kur ishte ftuar nga Specialja përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se “tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranuesheme”.
Kujtojmë se Gjykata Speciale ka arrestuar Salih Mustafën dhe më pas dy krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, këta të fundit për shkak të publikimit të dosjeve që rrjedhën nga Specialja. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.