×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Shala nuk ndalet, ia merr Nismës edhe një kryetar dege

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 11:43

    Haxhi Shala po del mos të jetë i vetëm në aderimin e tij te AAK-ja.


    Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate sapo ka njoftuar se i ka marrë te partia e Haradinajt edhe kryetarin e degës së Nismës në Obiliq, Nasuf Mjeku.

    Lajmin e ka publikuar kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

    “Sot, mirëprita në takim Gjeneralin Haxhi Shala, njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, së bashku me kryetarin e degës së Nismës në Obiliq Prof.Nasuf Mjeku, të cilit i njoftova për gjendjen aktuale me Covid-19 në komunën e Obiliqit si dhe për zhvillimin e projekteve ku përkundër përkushtimit tonë në menaxhimin e pandemisë, projektet po zhvillohen sipas planit dinamik.

    Po ashtu, deputetit z.Shala dhe z.Mjeku, ju urova mirëseardhje në rrugëtimin tonë të përbashkët, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke u zotuar se bashkarisht do punojmë në zhvillimet e përbashkëta politike,ekonomike dhe sociale për qytetarët e Kosovës” shkruan Gashi në njoftim.

    Kujtojmë se Haxhi Shal dy ditë më parë u largua nga Nisma për të kaluar në AAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!