×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu anulon edhe një vendim të ish-ministrit Selimi

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 20:12

    Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shfuqizuar edhe një vendim të Selim Selimit, gjatë kohës sa ky i fundi ka udhëhequr me këtë dikaster.


    Haxhiu sot [07.04.2021], ka marr vendim që ta shfuqizoj vendimin për emërimin e Sekretarisë për procesin e përgatitjes së analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës.

    Ky vendim i ministrisë së Drejtësisë ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme.

    Në arsyetimin e ministres Haxhiu se pse ka marr vendim që ta shfuqizoj këtë vendim të Selimit thotë se ky funksion i këtij instituti nuk është kategori ligjore përkatësisht i paraparë në legjislacionin përkatës në fuqi.

    “Mekanizmi i Sekretarisë për procesin e përgatitjes së analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe funksioni i tij nuk është kategori ligjore përkatësisht i paraparë në legjislacionin përkatës në fuqi, që më pas të përcaktohet me Vendim të Ministrit të Drejtësisë. Rrjedhimisht duke mos qenë kategori ligjore, kjo Sekretari nuk ka funksion që më pas të mund të përcaktohet mandati funksional me vendim të Ministrit të Drejtësisë, për faktin se nuk ka bazë ligjore nga e cila mund të rrjedhë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të marr nga ministrja Haxhiu.

    Ndërsa sot nuk është i vetëm ky vendim i shfuqizuar nga Ministria e Drejtësisë.

    Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi janë tre zyrtarë në Ministrinë e Drejtësisë të cilët sot ministrja Haxhiu ka marr vendim për t’i shkarkuar.

    Të tre këta zyrtarë ishin emëruar si, “Zyrtare e Divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”, në kohën e Selim Selimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!