×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i çlirimit

    Haxhiu: Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 13:02

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair për pjesëmarrjen e tij në seancën solemne të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Tony Blair është miku i madh i popullit shqiptarë, i cili sipas saj ka hyrë në zemrat e të gjithë qytetarëve tanë, sikurse edhe në historinë e paharrueshme e cila përherë do ta kujtojë veprën e tij përcaktuese në rolin që si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar i dha forcë popullit të Kosovës dhe mundësi politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës në luftën e saj të drejtë.

    “Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Në 25-vjetorin e çlirimit, Tony Blair erdhi sërish në Kosovë për të festuar plot krenari sukseset e Kosovës, progresin e arritur falë edhe rolit të tij dhe të spektrit politik në Mbretërinë e Bashkuar që kontribuojnë pandërprerë në forcimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

    Haxhiu ka thënë se suksesi i Kosovës është i përbashkët prandaj edhe festa e çlirimit të Kosovës është festë e të gjithë atyre që kontribuan në çlirimin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!