Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po bënë asgjë për shëndetin e qytetarëve.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook u shpreh se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e koronavirusit.
“Derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir”, tha ai.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19.
Qeveria nuk ka nënshkruar parakontratën e ofruar nga Pfizer.
Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë derguar kompanis qe na ofroi 500 mij deri 3 milion vaksina Pfizer.
Kjo përveç qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.
Derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir.
Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.