Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është distancuar nga deklarata e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri i cili i fajësoi ndërkombëtarët për nxitjen e trazirave në veri të vendit.
Ajo e quajti këtë deklaratë të gabuar.
“Distancohem nga kjo deklaratë. Nëse është kështu unë distancohem nga kjo, nuk është qëndrim i VV-së, as i qeverisë.”, tha ajo në KTV.
Haxhiu ka thënë se deklarata e Vokrrit do të trejtohet.
“Natyrisht që kjo deklaratë do të trajtohet. Ne e dim se kush i ka bërë trazirat në veri, ne dim që strukturat kriminale që dirigjohen nga Serbia. Unë nuk mundem që t’i tregoj dikujt se cka me shkru e cka mos me shkru në rrjetet sociale. Ai nuk flet në emër të Qevrisë, në emër të Qeverisë flet Albin Kurti. Ai mund të ketë folur si Arbër Vokrri, por është mjaftueshëm për të thënë që ne distancohemi nga kjo deklaratë, nuk është qëndrim i qeverisë, nuk është qëndrim i kryeministrit Kurti, as i imi, e as i VV-së.Është gabim, nuk po di çka me thon më tepër, ne distancohemi, është deklaratë e gabuar, është e gabuar ”, tha ajo.