×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Duhet të kthehemi në pushtet, Qeveria Kurti ia ktheu dinjitetin vendit

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 10:17

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se lejimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.


    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

    Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti ia ktheu dinjitetin vendit, andaj sipas saj është e domosdoshme që VV të kthehet në pushtet.

    “Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise! Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen! Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!