Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Kuvendin e 21-të të Rrjetit të Grave të Kosovës, ku ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe angazhimin gjatë tri dekadave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se forcimi i drejtësisë dhe institucioneve tjera do të mundësojnë avancimin drejt një ngritje të përgjithshme të vetëdijes individuale dhe kolektive, për të drejtat e grave dhe kundrejt fenomeneve si dhuna me bazë gjinore.
“Theksova që angazhimi aktiv i qytetarisë dhe organizatave, si dhe politikat e mira institucionale, pra forcimi i drejtësisë dhe institucioneve tjera, do të mundësojnë avancimin drejt një ngritje të përgjithshme të vetëdijes individuale e kolektive, për të drejtat e grave dhe kundrejt fenomeneve si dhuna me bazë gjinore.
Kërkova përbashkim forcash, u zotova për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së progreseve të reja si shoqëri dhe si shembull i mirë në botën e civilizuar”, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.