×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Haradinaj i ra pishman për dorëheqjen, e pa që s’mund të përfitojë në emër të luftës

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 21:46

    Një deputete opozitare, po mendon se Ramush Haradinaj i ka rënë pishman për dorëheqjen e tij.


    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se Haradinaj e ka parë që nuk po mundet të përfitojë në emër të luftës.

    “Haradinaj dha dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale ndonëse arsye nuk ishte ftesa e Speciales. Kur pa që nuk mundet më të përfitojë në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen”, ka thënë Haxhiu.

    “Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shtuar më tej.

    Haxhiu ka thënë se “kthim prapa as që mund të ketë”.

    “Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë”, ka thënë Haxhiu, duke shprehur bindjen se partia në të cilën ajo bën pjesë është e vetmja shpresë për vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!