×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: I blejë 30-40 bileta për një ndeshje të Kosovës

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 10:51

    Në emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjin, u fol se ku duhet të ndërtohet stadiumi i Kosovës, e aty ishte i ftuar edhe Bekim Haxhiu.


    Përkundër se FFK ka paraparë që një person të blejë vetëm dy bileta, Bekim Haxhiu, thotë se ai i blen deri në 40 bileta të ndeshjes së Kosovës.Haxhiu thotë se biletat i blen për miqtë e tij, por edhe për t’ua dhuruar tifozëve anglezë.

    “S’ka ndeshje të Federatës së Futbollit të Kosovë që unë 30 apo 40 bileta nuk i kam ble dhe që nuk ua jepi njerëzve që e duan sportin”.“Biletën time e blejë dhe minimum prej 800 deri 1 mijë euro i blejë për t’i dhuruar. Për njerëz që e duan sportin hy online dhe i porositi nipat dhe fëmijët e vëllait prej edhe tifozëve prej Anglisë ua japi, ose ndonjë miku që e di që nuk është i qasshëm në internet dhe nuk mundet me i ble”, ka deklaruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!