Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka çuar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, për t’ transferuar qytetarët kosovarë që po mbahen atje nëpër burgje, transmeton Reporteri.net.
“Javën që lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”, njoftoi Haxhiu në Facebook.
“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, shkroi Haxhiu tutje.
Haxhiu i shkroi ministres serbe se marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve, e lidhur ndërmjet palëve kontraktuese, bazohet në respektimin ndaj integritetit territorial dhe parasheh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“E këto nënkuptojnë edhe bashkëpunim të mirë në çështjet e drejtësisë nga e cila së fundmi përfitojnë qytetarët tanë”, shkroi ministrja Haxhiu mes tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.