Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e komentoi deklaratën e të zëvendësndihmës sekretarit të DASH-it, Gabriel Escobar, se Kosova për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës duhet t’i plotësojë edhe dy kushte.
“Tash a kanë qenë të vetëdijshëm këta kur kanë shkuar në Ohër dhe në paragrafin e fundit e kanë pranaur që zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë. A e kanë pranuar vetë? Këtë kusht ia kanë qit vetes. Vetë e kanë nënshkruar që nuk mund të anëtarësohesh në Këshill të Evropës pa e zbatuar marrëveshjen. Ti ku i ke pasur sytë? Nuk je duke negociuar për çështje private por për çështje të Kosovës. Ti ia ke ndërprerë rrugën e anëtarësimit Kosovës qoftë në KiE, qoftë BE e NATO kur i ke futur këto pjesë të marrëveshjes, Asocacionin dhe autonominë e Kishës Serbe. Nuk është mashtrim që ia ka bërë, por ai e ka pranuar vetë në marrëveshjen e Ohrit.”, tha Haxhiu në DPT te Fidani.
Ai tha se Kurti e ka ditur që do të jenë edhe këto kushte, por është përpjekur që vendimin për Manastirin e Deçanit në emër të asaj se Kosova po përfiton diçka. Sipas tij, populizmi u zgjati vetëm dy ditë.
Ai tha se Escobar ishte i qartë dhe se relacionet me SHBA-në nuk kanë qenë në ndonjë pikë më të ulët, që sipas tij është shqetësuese. Haxhiu i përmendi të arriturat e Kosovës që u bënë falë mbështetjes së SHBA-së.
“Neve na duhen partnerë të fuqishëm. Atë ditë që Serbia e di se nuk e kemi përkrahjen e SHBA-së, Gjermanisë, Francës do t’i rrisë apetitet.”, tha ai.
Haxhiu tha se gjuha politike e Escobarit ishte e ashpër. “Goxha i kanë hjek dorëzat amerikanët. Ky spo merr vesh. Mos me dëgju Eskobarin dhe mos mu koordinu me SHBA e me mendu mu lidhë kah Bangladeshi si kemi punët.”, tha ai.