×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i kundërpërgjigjet Avdylit: Jashtëtokësorët nuk do të na i sjellin vaksinat

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 13:00

    “Është krejt normale që kur Qeveria dështon, duhet te gjithë qytetarët, pa flamuj politik të bëjnë aq sa munden. Unë nuk kam qëndruar duarkryq kam kontaktuar shoqatat, mjekët dhe njerzit tanë me ndikim në botë për të na ndihmuar, unë një hap e kam bërë, z. Avdyli, le të “intervenoj” tek qeveritarët që të procedojnë më tutje, të kontraktojnë vaksinat dhe te vaksinojmë qytetarët. Jashtëtokësorët nuk do na i sjellin vaksinat.”


    Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si kundërpërgjigje ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se ‘sigurimi i vaksinave nuk bëhet me të njohshëm’, duke aluduar në punën e Haxhiut.

    Haxhiu për deklaratën e Avdyli, ndër të tjera, tha se është jashtë kontekstit dhe seriozitetit të situatës në të cilën ndodhet Kosova. Ai pati edhe një lutje për të.

    “Sa i përket kësaj që ka deklaruar Haxhi Avdyli, është jashtë konteksti dhe seriozitetit të situatës në të cilën ndodhemi. Unë miqësisht e luti Haxhinë që energjinë që po e harxhon në këtë drejtim, le ta orienton në ndihmë te qytetarëve në këtë luftë me pandeminë COVID-19. Tek e fundit, ai është në Qeveri.”, theksoi Haxhiu për Periskopin.

    Tutje, ai u shpreh se kontaktet e dhe ofertën e kompanisë ia ka përcjellë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe se tani është në dorë të tyre se si e trajtojnë.

    “Sa i përket sigurimit të vaksinave dhe mundësisë që ia kam ofruar Qeverisë se Kosovës, unë kam vepruar si deputet, profesionistë shëndetësorë, humanist e çlirimtar, te gjitha ato kontakte dhe ofertën e kompanisë i kam përcjell ministrit Vitia. Tani është çështje e tyre si e trajtojnë?!”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, Haxhiu ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë verifikimin e kontakteve që ia ka dorëzuar ministrit Vitia, si dhe nuk ka proceduar kërkesë zyrtare për këtë çështje.

    Ndryshe, Kosova është një ndër shtetet e para për mos-vaksinim të qytetarëve, veç 24 mijë doza dhe duhet theksuar se ende nuk ka një datë se kur do të vijnë vaksinat tjera në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!