Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për keqmenaxhimin me pandeminë Covid-19.
Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti, më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie:, ka thënë ai.
Haxhiu ka kritikuar edhe ish-qeverisjen Kurti, për menaxhimin e pandemisë.
Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.