×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu – Kurtit: Glauku u dashtë të vaksinohet i pari, për vaksinë ma shumë i besojmë ekspertëve shëndetësorë se ty

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:14

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokrattike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Kurti për vaksinimin kundër COVID-19.


    Në fjalën e tij, deputeti Haxhiu tha se Kurti ka shkelur protokollin sepse fillimisht do të duhej që të vaksinohet ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Haxhiu iu përgjigj Kurtit pas deklaratës se ai shkoi të vaksinohet për shkak të reputacionit ‘të lënduar’, siç e quajti kryeministri, të vaksinës AstraZeneca, pasi që nëse do të ishte vaksinë Pfizer apo Moderna nuk do të shkonte.

    “Sa për ata, na ma shumë i besojmë ekspertëve shëndetësorë dhe jo juve, por mirë që e keni marrë veç do të duhej të vaksinohej edhe Glauku se e keni shkel protokollin.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!