×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i PDK-së: Trusti do të votohej sot, kriza ekonomike e papërballueshme

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 16:53

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku me deputetin Bekim Haxhiu, në një konferencë për media kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e seancës së Kuvendit nga Kryetari Konjufca, pikërisht në momentin që pritej debati për trustin.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer nga Kryetari i Kuvendit i cili ndërpreu në mënyrë arbitrare seancën e Kuvendit, kur pritej diskutimi për Trustin.

    Ai thotë se Trusti pritej të kalonte sot.

    “Gjendja e qytetarëve, kriza ekonomike, po bëhet e papërballueshme. Sot kishte një optimizëm në Kuvend për ta votuar projektligjin sepse kemi biseduar me shumë deputetë për ta votuar këtë projektligj, këtë kërkesë qytetare. Por, nga frika që ky projektligj do të kaloj sot, me presionin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, Kryetari Konjufca vendosi ta ndërpresë seancën. Besoj shumë që ky projektligj do të kalonte sot prandaj është e prapranueshme ky presion që po u bëhet edhe deputetëve të caktuar nga Qeveria për të mos e votuar këtë projektligj”, ka thënë deputeti Haxhiu.

    Më tej, ai ka thënë se qytetarëve nuk duhet t’u ndalohet tërheqja e parave të tyre, kur këtë e kanë bërë edhe eksponent të Vetëvendosjes dhe vet Drejtori i Trustit herën e parë.

    “I ftoj deputetët dhe Kuvendin që nesër të mos e pengojnë këtë projektligj, këtë diskutim. Çdo ditë që vonohet votimi i këtij projektligji, kriza e qytetarëve do të rritet. Qeveria dhe kjo mazhorancë po shndërrohet në një prej faktorëve që po rëndon edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. “, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!