×
  • Lajme
  • Lajme / Kundërpërgjigjet pushteti

    Haxhiu i quan qesharake kritikat e opozitës për “narko-trafikantin e VV-së”: Përgjegjësia është individuale

    Reporteri
    15 Gusht 2023 | 23:35
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Fotografi nga arkivi.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur qesharake reagimet e partive opozitare në Kosovë, pas lajmit për arrestim të ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujecit, nën akuzat për transport të 11 mijë doza drogë, që kapin vlerën e 400 milionë eurove.

    Sipas Haxhiut, këto akuza nuk i beson as vetë opozita, derisa shton se problemin e kanë me kryeministrin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sa i përket akuzave të opozitës mua më duken qesharake sepse në momentin kur nuk beson as vet në atë që e thua është shumë problem të të besojë dikush tjetër. Ne konsiderojmë se akuza të tilla bëhen kur nuk ke fakte dhe vetëm tenton t’u hedhësh hi syve të qytetarëve”, ka thënë ajo.

    Ajo ka komentuar deklaratën e Abdixhikut të LDK-së, i cili tha se pikërisht për të transportuar drogë, Mujeci ishte caktuar aksionar i Stacionit të Autobusëve. Të njëjtin shqetësim e ka ngritur edhe PDK-ja.

    Arrestimi i Mujecit, Abdixhiku: Prandaj VV-ja insistonte ta bënte aksionar në Stacion të Autobusëve, të hetohet rrjeti dhe mbështetja politike

    Mirëpo Haxhiu i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se përgjegjësia është individuale, dhe se Mujeci nuk u përcaktua aksionar për të bartur narkotikë.

    “Personi në fjalë ka qenë asamblist i VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Grupi i asamblistëve i përzgjedh aksionarët nëpër ndërmarrje të ndryshme në Komunën e Prishtinës. Mujeci ka qenë në ndërmarrje. Nëse prokuroria që duhet të hetohet mënyra si ka mbërri droga atje, sigurisht se do ta bëj atë. Por asnjë ndërlidhje më të vogël nuk ka me dërgimin e tij në këtë bord dhe me veprimin e tij që po dyshohet se e ka bërë. Prandaj janë akuza qesharake. Pashë konferencën e PDK-së, janë qesharakë, me vendosë kryeministrin Kurti se gjithçka duan ta lidhin me Kurtin sepse hallin e kanë te mbështetja e madhe që ka Kurti nga qytetarët. Përgjegjësia është individuale dhe do ta marrë dënimin që i takon sipas Kodit Penal”, ka thënë Haxhiu. /Reporteri.net/.

    PDK e emërton si “Afera Droga” rastin e arrestimit të “narko-trafikantit të VV-së”

    Skandali me drogë, si ra në pranga aktivisti i flaktë i Vetëvendosjes që tregtonte mijëra euro ‘ekstasi” në relacionin Kosovë-Shqipëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!