Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi kreu i LDK-së Isa Mustafa, publikoi sot një letër që kishte pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se “edhe asaj radhe, një kryeministër i Republikës së Kosovës, garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit”.
“Letra e znj. Mogherini e datës 24 gusht si garancë për marrëveshjen e 25 gushtit mund të ketë vlejtë maksimumi deri më datën 23 dhjetor 2015, atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, institucioni i vetëm dhe suprem për interpretime kushtetuese, e shpalli garancën e znj. Mogherini të pavlerë e marrëveshjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”, ka shkruar Haxhiu.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4443203532417070
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.