Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shqyrtimin e propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ka thënë se s’do të lejojë asnjë keqpërdorim në këtë proces.
Ajo këtë e tha kur u kundërpërgjigj disa deputetëve opozitarë të cilët hodhën kritika anëtarët e propozuara.
Ministrja Haxhiu, tutje adresoi akuza në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar se ka shkatërruar vendin në 20 vitet e fundit.
Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje nuk është si PDK.
“Nuk jemi na si ju, informohu e di që e ke dikun në ministri të Drejtësisë. Ne nuk bëjmë siç bëni ju se e keni shkatërruar për 20 vjet këtë vend”, i tha Haxhiu deputetit Hajdar Beqa të PDK-së, shkruan Reporteri.net.
Haxhiu tha se asnjëherë anëtarët e komisionet s’do të pranojnë lista as nga ministrja, presidentja, kryeministrit apo deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. /Reporteri.net/.