×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Haxhiu: Jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 14:09

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së qeverisë, në konferencë për media ka thënë se njëherë kanë fokusin tek formimi i qeverisë, e pastaj vie zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkove larg pasi si proces do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Prandaj le të fokusohemi njëherë te qeveria”, tha Haxhiu para gazetarëve.

    Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, por duhet të presin votat e diasporës pasi sipas saj ato janë përcaktuese që qeveria të formohet.

    “Ne jemi fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit të cilët janë Guxo dhe Alternativa”.

    “Ne duhet të presim edhe pak… Votat e diasporës janë shumë të rëndësishme dhe janë përcaktuese që qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti. Uroj që ky proces mos të zgjasë më tepër”, tha Haxhiu.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!