×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu kërkon që t’u ndahen shtesa edhe zyrtarëve të Shërbimit Korrektues

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 20:12

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë një sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër pandemisë COVID – 19.


    Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka kërkuar nga drejtori i ShKK’së raport për zyrtarët e shërbimit korrektues që kanë qenë të përfshirë në masat kundër koronavirusit.

    Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi që t’u ndahen shtesa edhe zyrtarëve korrektues.

    Shkrimi i plotë:

    Sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID – 19

    Të premten, Ministri i Financave, z.Besnik Bislimi, ka bërë të ditur shtesat që do t’i ndahen punonjësve shëndetësor, policëve dhe zjarrëfikësve.

    Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar.

    Kam kërkuar poashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje.

    Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre.

    Personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve prandaj do ta kenë mbështetjen time, jo vetëm tani por në vazhdimësi sepse në agjendën time legjislative ka qenë prioritet edhe procedimi në Kuvend i ligjit të veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Fatkeqësisht atyre që nuk iu përshtatet përparimi, rrëzuan Qeverinë, duke tentuar të ndalnin edhe këtë ligj por edhe ligjin për administratën e sistemit të drejtësisë, atë të konfiskimit, vetingun dhe shumë reforma të tjera.

    Por siç e dini, kjo është vetëm një vonesë të cilën do ta kapërcejmë së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!