×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Këta janë tre numrat që përgjigjen 24 orë për ju në rast të dhunës në familje

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 10:31

    Ditëve të fundit dhuna në familje ishte e shtuar, madje për t’u ndaluar kjo bëri apel edhe Policia e Kosovës.


    Siç duket mbyllja nëpër shtëpi si shkak i pandemisë COVID-19 po ndikon tek rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje.

    Lidhur me këtë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka realizuar një video-mesazh ku tha se nëse jeni viktimë e dhunës,, duhet raportuar atë.

    “Qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria, ka shënuar rritje të rasteve të raportuar të dhunës në familje kudo në botë, por edhe në Kosovë.Të jesh e mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë”, tha Haxhiu, shkruan Indeksonline.

    Tutje ajo theksoi se sikur në shtetet e tjera, edhe Kosova ka ndërmarrë masa emergjente, që të lehtësohet mënyra e raportimit, që të sigurohemi që strehimoret janë të përgatitura dhe njëkohësisht janë tre numra që përgjigjen 24 orë për ju.

    “Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, dhuna në familje është vepër penale, krim dhe ju siguroj që në këtë kohë panedemie dhunuesit do të ndëshkohen. Prandaj, vajza e gra raportoni dhunën kur ajo ndodhë ndaj jush apo ndaj fëmijëve. Është detyrë shtetërore t’i mbrojmë fëmijët, gratë e çdo qytetare e qytetar të tij”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!