Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se lideri i kësaj partie, njëherit prijës i listës zgjedhore, nuk do të mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka konfirmuar se Kurti nuk do mund të garojë në këto zgjedhje, duke thënë se kishte tendenca të qëllimshme për largimin e tij nga lista shkruan Reporteri.net.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!”, ka shkruar ajo në Facebook.
47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.
Ky është postimi i saj i plotë:
Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.