×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit

    Haxhiu: Krejt jeta politike e Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 16:25
    Deputeti i PDK'së, Bekim Haxhiu

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që Agjencia Kadastrale e Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se krejt jeta politika e kryeministrit Kurti është dorëzim, tërheqje dhe mashtrim.

    Postimi i plotë:

    Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

    U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.

    I fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KE.

    U dorëzua në luftë…!

    U dorëzua në daialog, pa kushte.

    U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën.

    Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.

    U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpuntorët.
    U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative.
    U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.

    U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.
    U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi.

    U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në Mjekësinë Ligjore.
    Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit.

    Asnjë zotim, premtim i përmbushur.

    Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!