Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa ka folur për një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk do të lejojë marrëveshje të dëmshme.
“Kryeministri nuk do të lejojë një marrëveshje që do të jetë në dëm të Kosovës”, tha Haxhiu në T7, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa lidhur me kërkesën e presidentit Hashim Thaçi i cili pas takimit me presidentin serb, Aleksadër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, Haxhiu tha se presidenti është dashur ta njoftojë Kuvendin para se të mbajë takimin.
Kujtojmë se Thaçi tha se do të kërkojë që të mërkurën ose të enjten do të raportojë para Kuvendit për takimin e fundit me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, takim i cili tha se është organizuar nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.