×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Listat e veteranëve duhet të pastrohen

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 22:25
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status.

    “Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka deklaruar Haxhiu në RTK.

    Ajo ka thënë se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.

    “Për shkak të këtij numri të fryrë e të madh, që është bërë komplet për vota në të kaluarën, ne nuk po mundemi që nevojat reale që i kanë veteranët luftëtar t’ua plotësojmë. Është koha e fundit kur duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe siç duhet ata që kanë dhënë gjithçka që Kosova sot me qenë e lirë”, ka theksuar Haxhiu.

    Ajo ka thënë se kjo çështje shkon përpara duke i hyrë një procesi të rivlerësimit të veteranëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!