×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e Komisionit

    Haxhiu me kritika të ashpra: Qeveria ka varfëruar Kosovën

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 15:10

    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur i zhgënjyer pas publikimit të listës së çmimeve të barnave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Haxhiu ka thënë se vërehet shtrenjtimi i barnave, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e varfërisë së qytetarëve.

    Rritjen e çmimeve e cila ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e varfërisë. Sa e sa kohë që ne e monitorojmë këtu, ligjin për shërbime sociale…Për këtë na tregon shumë edhe ligji tjetër, të cilin ne e kemi votuar si Kuvend, ligji për rregullimin e çmimeve të produkteve medicinale me të cilin qëllimi dhe synimi i të gjithëve ka qenë që me këtë ligj të ulen çmimet e barnave dhe të ketë një unifikim të çmimit të barnave në nivelin e Republikës së Kosovës.

    Mirëpo, i zhgënjyer me atë që kam parë pas publikimit të listës së çmimeve të barnave, ku barnat të cilat sot janë në treg me pakicë, në listën e çmimeve dalin shumë më shtrenjtë sesa që janë në treg me pakicë…Rritja të çmimit të barnave ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e varfërisë së qytetarëve”, tha Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!