Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur për procesin e vaksinimit që rinis sot me 4680 vaksinat e ardhura si ndihmë nga BE.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se në kushte normale, këto doza të vaksinave do të shpenzoheshin për 4-5 orë.
Ai ka falënderuar Austrinë dhe BE-në për këto doza, pasi që siç thotë ai, qeveria Kurti ka dështuar në sigurimin e tyre.
Postimi i plotë:
Sipas MSH sot rinisë vaksinimi me 4680 dozat të e vaksinave Pfizer.
Në kushte normale, sipas planit të vaksinimit 4680 doza të vaksinave do të shpenzoheshin për 4-5 orë.
Faleminderit Bashkimit Evropian dhe Austrisë për donacionin prej 4680 vakisna Pfizer tani dhe 95 mijë vaksinave deri në fund të muajit gusht, ngase Qeveria Kurti ka dështuar në sigurim të vaksinave.
Para fillimit të vaksinimit me Pfizer MSH duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve.
Pasi që Kosova është vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizm me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.