×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu nënshkruan vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës nga 7 prilli për 88 noterë

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 14:05

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka thënë se ata do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga data 7 prill.

    “Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025. E falenderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!