×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti Dehari

    Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari, më pas del në konferencë për media

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 13:00

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari.

    Në njoftimin e Ministrisë thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

    “Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë që ministrja Haxhiu më 5 nëntor ka shkruar se provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet dhe se është vullneti i Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e rastit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!