Albulena Haxhiu ka thënë se nëse Qeveria nuk bëhet nga Vetëvendosje, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo deklaratë erdhi pas takimit të thirrur nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me partitë politike për përgatitjet për seancën konstituive.
“Ne po presim që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita si e vetme, prandaj duke qenë kështu ose e bëjmë Qeverinë ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar ajo para mediave.
Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimeve të Vetëvendosjes edhe me partitë e tjera, përvec LDK-së të cilës i ka bërë ftesë.
“Deri në seancën konstutive janë edhe shtatë ditë, pra deri më 15 prill natyrisht nuk e përjashtojë mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime të tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takim. Në këtë rast kryetari Kurti e ka ftuar poër takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Qëllimi është konstituimi Kuvendit.Ajo cka dimë deri tani është emri I kryeministrit, Ajo cka dihet deri tani është se kryeministër do të jetë Albin Kurti.”, ka thënë ajo./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.