Nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar edhe një herë masa ndëshkuese për punëdhënësit që nuk zbatojnë masat e parapara kundër koronavirusit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vendimi në fjalë nuk po zbatohet.
Sidoqoftë, Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj secilit punëdhënës që e shkelë vendimin në fjalë.
Postimi i plotë i ministres Haxhiu:
Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese.
Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.
Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim.
Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme.
Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet!
Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna!
Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.