×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Partitë tjera të tronditura nga kuadrot e reja në Vetëvendosje

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 13:23

    Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se kthesa e madhe në vend do të ndodhë më 6 tetor.


    Haxhiu është shprehur se subjektet tjera janë të tronditura nga kuadrot e reja, të cilat sipas saj po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen Vetëvendosje në debatet televizive, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë mund ta lexoni statusin e saj të plotë:

    “Subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi.
    Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më.

    Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t’i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë.

    Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja me kandidatin e saj, e sjellë ndryshimin e përparimin”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!