Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se testimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit kanë përfunduar, dhe tani është koha që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete për hapjen e urës për kalimin e automjeteve.
Haxhiu theksoi se, megjithëse Qeveria Kurti ka rihapur prej kohësh diskutimin për Urën e Ibrit, situata vazhdon të mbetet e pandryshuar.
“Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë. Ura e Ibrit duhet të hapet për kalimin e automjeteve,” shkroi Haxhiu.
Ai gjithashtu paralajmëroi se mos hapja e urës për qarkullim do të përbënte një hap mbrapa, duke rikthyer situatën në vitet 1999-2000.
“Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000,” përfundoi Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.