×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për paraqitjen e djeshme të Kurtit: Përfaqësim më të denjë nuk kemi parë asnjëherë, fusnota ishte dhe mbetet e dëmshme

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 7:32

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar paraqitjen e djeshme të krymeinistrit Kurti në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit e cila u zhvillua në Bruksel ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane.

    Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar në media ishte paraqitja e Kosovës me fusnotë, veprim ky që ishte kritikuar ashpër në të kaluarën nga vetë Kurti.

    Haxhiu ka thënë se fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme, por se sipas saj, koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë

    “Këta që sot shtiren kinse janë kundrejt fusnotës, asokohe kur fusnota u instalua nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kundër asaj marrëveshje (por as edhe të tjerave) përkundrazi iu bashkuan qeverisë së asaj kohe kinse fusnota “do të shkrihej porsi fjolla e borës”, prandaj këta askush nuk i merr seriozisht.

    Fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme.

    Koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë. Sot, Republika e Kosovës dhe qytetarët, përfaqësohen denjësisht nga kryeministri Kurti, brenda e jashtë vendit, fatkeqësisht këtë përfaqësim nuk e kemi parë kurrë më parë por fat i mirë që tani Kosova shihet ndryshe!
    Kemi shumë punë për të bërë!”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!