Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës për rastin “Pronto”.
Sipas saj sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi absolute, ku gjyqtarët gjykojnë në emër të popullit, shkruan Reporteri.net
“Sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi absolute. Gjyqtarët gjykojnë në emër të popullit prandaj edhe duhet të jenë përgjegjës e llogaridhënës para qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Mirëpo, tutje Haxhiu tha se kjo pavarësi absolute ka bërë që gjykatat të marrin vendime skandaloze e të shërbejn për pastrimin e abuzuesve.
Postimi i plotë:
Çuditem me ata që kërkojnë të mos komentojmë aktgjykimet e Gjykatës sepse është ndërhyrje në drejtësi…thonë ata.
Çfarë drejtësie qenka kjo që amniston abuzuesit? Deklaratat tona janë ndërhyrje në padrejtësi.
Sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi absolute. Gjyqtarët gjykojnë në emër të popullit prandaj edhe duhet të jenë përgjegjës e llogaridhënës para qytetarëve.
Kjo pavarësia absolute ka bërë që gjykatat të marrin vendime skandaloze e të shërbejnë për pastrimin e abuzuese. Në aferën Pronto sikur prokuroria që nuk bëri punën siç duhet ashtu edhe trupi gjykues, në vend të aktgjykimit dënues, amnistoi abuzuesit dhe ata që me elementë kriminal mbytën shpresën e qytetarëve tanë!
Sistemi i drejtësisë ka nevojë për transformim e çlirim dhe për këtë e kemi obligim të gjithë të punojmë.