Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës “Pronto” dëshmon vulën e një shteti të kapur.
Për këtë arsye ka bërë thirrje urgjente për krijimin e Qeverisë së re, siç thotë ajo për ç’kapjen e shtetit.
Deputetja e zgjedhur përmes një postimi në “Facebook” tha se Gjykata me këtë aktgjykim i ka mbytur shpresat e të rinjve dhe qytetarëve.Mëngjesin e sotëm, të gjithë të akuzuarit në rastin e quajtur “Pronto” janë liruar nga akuzat në mungesë provash.
Të akuzuar për këtë rast kanë qenë një numër i madh i zyrtarëve të PDK-së.
Ky është shkrimi i plotë:
Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.
Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.
Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!
Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.