×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu priti në takim Asistent Sekretaren e Përgjithshme të UNDP-së, Ivana Zhivkoviq

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 16:37

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim asistent Sekretaren e Përgjithshme të UNDP-së, Ivana Zhivkoviq, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një komunikate, bëhet e ditur se gjatë takimit, Haxhiu ka listuar rezultatet e deritanishme të Ministrisë së Drejtësisë, e që të cilat kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Adresimin e Krimeve të Luftës si dhe adresimin e Dhunës në Familje dhe asaj me bazë gjinore.

    “Për disa prej këtyre nismave, ministrja Haxhiu gjithashtu falënderoi UNDP-në, për mbështetjen profesionale kryesisht përmes ekspertëve për disa nga nismat kryesore si Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, paketen ligjore Anti-korrupsion, Ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Ndërsa në përfundim, kanë bërë të ditur se të dyja palët janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset reformuese, të cilat kanë për qëllim forcinimin e dunimit të ligjit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!